AlfaPena/ Poezi nga Xhevahir Spahiu: Një pyetje që duhet bërë patjetër...
2025-03-24 11:42:07 / JETË

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe, dhe jo vetëm të çdo poeti dhe shkrimtari.
Xhevahir Spahiu - NJË PYETJE QË DUHET BËRË PATJETËR
Mëngjes. Mesditë. Mbrëmja tretet…
nga kalendari fleta ra.
Shkoi edhe një ditë; unë pyes vetveten:
“ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”
Një ditë shkoi. Pas saj vjen tjetra,
ti mbjell një pemë, një gur ti vë;
Nga guri, ja, u ngrit ndërtesa,
dhe pema pyll i madh u bë!
Koha vrapon. Vrapon si lumë;
nga kalendari fleta ra.
Vetvetes pyetjen i bëj unë:
“Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”/Alfapress.al
-
AlfaPena/ Poezi nga Pablo Neruda: Të dua pa e ditur si...
24 Mars, 11:29 -
Happening now...
ideas
Renaissance is Disaster Capitalism
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

