Konflikti në Vlorë/ Detyrim paraqitje për Luan Muçën, arrest me burg për të tjerët

Dy gjykata, gjashtë persona dhe masa sigurie krejtësisht të ndryshme për të njëjtën ngjarje.
Vendimet e dhëna pas përplasjes së armatosur në Vlorë ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është vlerësuar roli i secilit të përfshirë.
Kontrasti më i fortë lidhet me Angjelo Breshanin.
Sipas deklaratës zyrtare të Policisë së Vlorës, ai është personi që mori armën e zjarrit nga automjeti i biznesmenit Vasil Bedinaj dhe qëlloi në drejtim të automjeteve dhe personave të grupit ku ndodhej biznesmeni, Luan Muça.
Megjithatë, Gjykata e Vlorës nuk e la Breshanin në qeli, por caktoi ndaj tij masën “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, katër persona të tjerë janë lënë në “arrest me burg”, ndërsa Luan Muça është vendosur në “detyrim paraqitjeje”.
Gjykata e Tiranës ka caktuar:
Luan Muça – “detyrim paraqitjeje”;
Klaudio Lleshaj – “arrest me burg”;
Mandrit Lleshaj – “arrest me burg”.
Gjykata e Vlorës ka caktuar:
Bujar Muça – “arrest me burg”;
Blerim Heta – “arrest me burg”;
Angjelo Breshani – “arrest në shtëpi”.
Pra, katër persona janë dërguar në burg, njëri duhet të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve, ndërsa personi që Policia identifikoi publikisht si autorin e të shtënave është dërguar në banesën e tij.
Policia: Breshani mori armën dhe qëlloi
Në njoftimet e saj për ngjarjen, Policia deklaroi se Angjelo Breshani shkoi te automjeti i Vasil Bedinajt, mori pistoletën që biznesmeni e posedonte me leje dhe qëlloi në drejtim të automjeteve të personave të tjerë.
Gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve, autoritetet konstatuan edhe dëmtime në xhamin e krahut të pasagjerit, të dyshuara si të shkaktuara me armë zjarri. Në brendësi të makinës u gjetën gjithashtu tre fishekë pistolete. Këto rrethana janë bërë publike në kronologjinë e Policisë të raportuar nga mediat.
Vetë drejtuesi i Policisë së Vlorës deklaroi publikisht se Breshani “ka qëlluar me armë zjarri drejt personave të tjerë”, ndërsa materialet fillestare u referuan për akuza që përfshinin edhe armëmbajtjen pa leje dhe vrasjen e mbetur në tentativë.
Pavarësisht këtyre të dhënave, masa e caktuar ndaj tij rezulton më e butë se ajo e dhënë për katër personat e tjerë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Po ndodh...
"Albania Mirror", or Rama's "magic" to sell the truth that is sinking him!
ide
Edi Rama, Harari and the algorithm!
Edi Rama, the time of reckoning has come!
Have a safe trip to America, Dr. Berisha. But that's all!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128