
“Jam plotësisht i pafajshëm”/ Naim Murseli refuzon krimin në gjykatë, bashkëpunëtori e nxjerr zbuluar

“Jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Naim Murseli, që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në seancën e sotme gjyqësore.
Të pafajshëm janë deklaruar edhe të pandehurit e tjerë përveç Tomë Dodajt, që pranoi fajësinë. Ai ngarkohet me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.
Tomë Dodaj i kishte shitur për 280 euro Naim Murselit armën me të cilën Granit Plava ka kryer vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Liridona Ademaj u vra në 29 nëntor 2023. Ngjarja, e raportuar fillimisht si grabitje ngjalli shumë dyshime dhe reagime të mëdha nga ana e publikut. Dy ditë më vonë autoritetet arrestuan dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.
Prokuroria akuzoi Murselin për veprën penale “vrasje në bashkëkryerje”, Granit Plavën për veprën “vrasje” dhe Kushtrim Kokallën për veprën “marrëveshja për të kryer vrasjen”.
Identiteti i të akuzuarit të katërt, Tomë Dodajt, u bë publik më vonë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas


Political theater with the SP and DP lists

Magnificent Albania or Bazaar Albania!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128