Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe shtrëngata, parashikimi i motit për këtë të Premte

2026-10-09 08:12:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe shtrëngata, parashikimi i

Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s,

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Po ndodh...