Ravanelli: Zhegrova është fenomen, nëse gjen vazhdimësinë, është më i forti!

Fabrizio Ravanelli beson fort te potenciali i Edon Zhegrovës. Ish-sulmuesi i Juventusit ka vlerësuar maksimalisht futbollistin kosovar, duke theksuar se ai ka gjithçka për t’u shndërruar në një lojtar vendimtar për bardhezinjtë.
Në një intervistë për Tuttosport, Ravanelli zbuloi edhe bisedën e fundit me Zhegrovën.
“E kam dëgjuar dje dhe i thashë se është një fenomen. Ajo që bën në stërvitje dhe me Kosovën duhet ta bëjë edhe me Juventusin gjatë ndeshjeve.
Nëse gjen vazhdimësinë, për mua është lojtari më i fortë. Ai mund të ndryshojë ndeshjet”, u shpreh Ravanelli.
Ish-sulmuesi bardhezi vlerëson veçanërisht aftësinë e Zhegrovës në zonën e fundit të fushës.
“Për mua ka potencialin për të shënuar 10 gola, por mbi të gjitha është shumë i rëndësishëm në pasimin e fundit. Kur arrin në 20 metrat e fundit, bëhet shkatërrues dhe e sheh menjëherë aksionin”, deklaroi ai.
Ravanelli mendon se Zhegrova është gjykuar në një moment kur nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike.
“Ai u gjykua kur nuk ishte mirë. Sot është në formë dhe bën diferencën. Shpresoj që ta tregojë këtë edhe ndaj Cagliarit”, përfundoi ish-sulmuesi i Juventusit.
Po ndodh...
By Lindita Çela - The mirror where nothing is seen
ide
When humor becomes an alibi, a response to Filip Çakuli
Faik Konica, Man-History and History-Man
Why doesn't Rama resign?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
