Protesta përpara Kuvendit, shoqërohen tetë persona në komisariat

2026-10-08 17:39:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta përpara Kuvendit, shoqërohen tetë persona në

Policia ka shoqëruar tetë persona, pas përleshjes mes protestuesve dhe efektivëve.

Ata janë shoqëruar për në komisariatin numër 1.

Gjatë ditës së sotme, një protestë e madhe është mbajtur përpara parlamentit, ku është duke u diskutuar për të kaluar projektligji për reformën territoriale.

Qytetarët shprehen se kjo reformë do të thotë praktikisht shpopullim për Shqipërinë.

Madje, nga përleshja janë lënduar disa protestues, teksa njërit madje i ka dalë edhe gjak. Edhe deputetët e opozitës në parlament kanë ngritur zërin kundër dhunës policore.

 

Po ndodh...