Parlamenti i rrethuar nga qytetarët e revoltuar! Protestuesit nuk i ndalon as shiu: Ju erdhi fundi! Qeveri e krimit!
2026-10-08 20:40:00 / POLITIKË
Protesta e sotme e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka arritur sot në ditën e 131-të radhazi.
Ndryshe nga ditët e tjera, të sfiduar edhe nga kushtet e vështira atmosferike, ata vijojnë qëndresën e tyre të palëkundur para ambienteve të Parlamentit.
Në sallën e ligjvënësve është diskutuar për Reformën Territoriale, për të cilën do të mbahet më vonë votimi nga deputetët.
Protestuesit nuk i kanë ndaluar për asnjë moment thirrjet e tyre kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, si edhe duke kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministres së akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale, Belinda Balluku.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
