“PS në syrin e ciklopit”/ Analisti: Nëse Territorialja dështon, Rama mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

2026-10-08 19:03:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“PS në syrin e ciklopit”/ Analisti: Nëse Territorialja

Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24 bëri një analizë të aktualitetit politik në vend.

Andoni u shpreh se nëse Territorialja dështon, Rama mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Shtoi se PS aktualisht ka probleme të shumta dhe Rama mund të dojë të tregojë se “Partia Socialiste është në shifra ende forcë e parë”.

Analisti Ben Andoni theksoi se ajo nga e cila vuan Shqipëria është gjendja e rëndë ekonomike, e cila ka nevojë të ndryshojë.

Ben Andoni: Nëse reforma territoriale dështon, mos u çudisni që Rama të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

 

Kjo, sepse Rama do i kapte në befasi njerëzit e protestës, që sërish PS të jetë një forcë dominuese. PS është në syrin e ciklonit tani. Ke në “arrest shtëpie” Vlora Hysenin, ka ish-zëvendëskryeministren që po hetohet. Ka dy ish-zv kryeministra me probleme dhe duket se kontrata me qytetarët i ka humbur, prandaj besoj se mund të thotë “hajde testojmë votëbesimin”.

Protesta duket se i ka marrë terren politikanëve. Protestuesit janë të rinj, që e shikojnë sesi janë gjërat në Shqipëri, që nuk ka fare meritokraci. Protestës i nevojitet që të dyja partitë të jenë sa më të dobëta. Jemi në një moment delikat për vendin.

Së paku vendi të shkonte në zgjedhje, për të thënë që ende mund ta quajmë një lloj ‘demokracie’ këtë sistem, ku jetojmë. Përballjen më të fortë Rama ka përballjen ekonomike, që nuk është aspak e mirë.

 

Po ndodh...