Qëlloi me automatik në ajër, blutë prangosin 39-vjeçarin në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar, i dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen, në bashkinë Bulqizë.
Policia bën me dije se gjatë veprimeve hetimore të kryera pas ngjarjes, rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtushen, Bulqizë, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen, bashkia Bulqizë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Po ndodh...
By Lindita Çela - The mirror where nothing is seen
ide
When humor becomes an alibi, a response to Filip Çakuli
Faik Konica, Man-History and History-Man
Why doesn't Rama resign?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
