Alibeaj: Ramës do t’i vijë fundi nga ndërkombëtarët dhe protesta
Politikani Enkelejd Alibeaj deklaroi se kryeministrit Edi Rama do t’i vijë fundi politik nga ndërkombëtarët dhe protesta qytetare. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Alibeaj theksoi se aktualisht kryeministri po merr masa për të koncentruar pushtetin politik për ditën e keqe.
“Rama është duke marrë masat për të koncentruar pushtetin për ditën e keqe, dhe dita e keqe e Ramës po vjen. Një njeri që e ndjen rrezikun, rrezik nga jashtë, rrezik nga drejtësia, rrezik nga rruga, i vetmi rrezik nuk po i vjen nga opozita. Fillon dhe merr masa mbrojtëse, pse do bëjë zgjedhje në Patos, Divjakë. Këta do t’i marrin të gjitha, të 46-ta, dhe bashkia e madhe me territor, resurse, fonde, është një joshje e madhe për grupet kriminale. Do të vendosë ushtarët e vet të bindur që të shesë territorin në çdo bashki. Pikërisht në momentin kur një pushtetar si Rama ka avancuar në mbështjelljen e pushtetit, në atë moment i ndodhin gjëmat. Kjo është ajo që parashikoj dhe them le ta bëjë. Sepse do të rrisë përveç irritimin brenda vendit edhe presionin ndërkombëtar, dhe ky është fundi i çdo satrapi”.
(A2 Televizion)
Po ndodh...
By Lindita Çela - The mirror where nothing is seen
ide
When humor becomes an alibi, a response to Filip Çakuli
Faik Konica, Man-History and History-Man
Why doesn't Rama resign?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
