Me flamuj dhe thirrje kundër Ramës dhe Berishës/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

2026-10-25 15:31:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Me flamuj dhe thirrje kundër Ramës dhe Berishës/ Pas grumbullimit

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Studentë, të rinj dhe qytetarë janë larguar nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit, duke vijuar protestën në drejtim të godinës së qeverisë, ku pritet të përqendrohet tubimi.

Marshimi vjen pas momenteve të tensionit të regjistruara përpara Ministrisë së Arsimit, ku disa protestues hodhën gurë në drejtim të godinës.

Kërkesa kryesore e studentëve dhe të rinjve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestat vijojnë prej gati dy javësh në kryeqytet.

 

 

Po ndodh...