"Vrasës me pagesë"/ Mesazhi që lanë sot studentët për Ramën dhe Policinë e Shtetit para ministrisë së Arsimit

2026-10-25 16:39:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës ka lënë pas një tjetër mesazh të fortë në rrugët e kryeqytetit. Në asfaltin e Rrugës së Durrësit, protestuesit kanë shkruar fjalët “Vrasës me pagesë”, duke shprehur zemërimin ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit gjatë tubimeve të fundit.

Mbishkrimi vjen në ditën e 13-të të revoltës së të rinjve, në një klimë të tensionuar nga përplasjet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës kundër protestuesve.

Përmes këtij mesazhi, të rinjtë artikulojnë revoltën e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë dhunë policore, ndërsa vijojnë qëndresën kundër qeverisë dhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Image

Po ndodh...