Moti për sot! Reshje shiu dhe shtrëngata, ja zonat ku priten përkeqësime
Moti në vend do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me intervale të shkurtra me diell dhe periudha me vranësira të dendura. Në pjesën më të madhe të territorit do të ketë reshje shiu, kryesisht me intensitet të ulët dhe të herëpashershëm.
Gjatë pasdites, situata atmosferike pritet të bëhet më e paqëndrueshme në disa zona. Kryesisht në lindje të vendit mund të shfaqen shtrëngata të shkurtra, të shoqëruara me bubullima dhe shkarkesa elektrike, ndërsa nuk përjashtohet edhe breshëri.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi në drejtim të juglindjes, me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zonat malore, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era pritet të forcohet herë pas here dhe të arrijë deri në 11 m/s.
Në zonat detare parashikohet një valëzim i moderuar, me forcë nga 1 deri në 3 ballë.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128