Barcelona blindon talentin egjiptian/ Abdelkarim firmos kontratë deri në vitin 2030

Barcelona ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me talentin egjiptian Hamza Abdelkarim, i cili do të jetë pjesë e klubit katalunas deri në vitin 2030.
18-vjeçari iu bashkua Barcelonës në shkurt në formë huazimi nga Al Ahly, ndërsa gjatë verës transferimi i tij u bë i përhershëm.
Abdelkarim la përshtypje të mira gjatë fazës përgatitore, duke shënuar katër gola në pesë ndeshje. Paraqitjet e tij bindën drejtuesit e klubit që ta përfshinin në planet e ekipit të parë.
Sulmuesi egjiptian tashmë ka debutuar edhe zyrtarisht me Barcelonën, duke u aktivizuar në minutat e fundit të fitores 5-2 ndaj Rayo Vallecanos në La Liga.
Abdelkarim ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares së Egjiptit në Kupën e Botës, ku u bë lojtari më i ri që ka përfaqësuar vendin në këtë kompeticion. Ai luajti në katër nga pesë ndeshjet e Egjiptit.
Barcelona ka njoftuar se kontrata e re do të nënshkruhet zyrtarisht të martën dhe do ta mbajë talentin egjiptian në klub deri më 30 qershor 2030.
Po ndodh...
By Lindita Çela - The mirror where nothing is seen
ide
When humor becomes an alibi, a response to Filip Çakuli
Faik Konica, Man-History and History-Man
Why doesn't Rama resign?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
