“Nuk jam kontrollues”, Rama flet për ish-bashkëpunëtorin e tij: Kishte dyshime për çdo gjë dhe për çdo kënd

2026-09-11 19:29:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nuk jam kontrollues”, Rama flet për

Gjatë podcastit të tij, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me akuzat që i bëhen se është kontrollues. Rama tha se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se ai nuk priret që të kontrollojë.

Kreu i qeverisë solli si shembull bashkëpunimin me shërbimet inteligjente, teksa tha se ai vetëm ka pasur interes për informacionet e klasifikuara.

Po ashtu, kryeministri tha se ai më shumë priret që të besojë sesa të kontrollojë. Ai solli shembullin e një ish-bashkëpunëtori të tij, për të cilin tha se vuante nga dyshimi për çdo gjë dhe për çdo kënd.

Rama: Dëshira për kontroll është shabllon. Unë, për fat të mirë në disa drejtime dhe të keq në disa drejtime të tjera, nuk prirem që të kontrolloj. Për këtë kam dëshmitarë tre drejtorët e shërbimeve inteligjente, Visho Ajazin, Helidonin dhe Vlorën Hysenin, dhe të tre mund të dëshmojnë që e kam pasur thuajse zero dhe e kam deleguar te drejtoresha e kabinetit.

Kam marrë vetëm informacione shumë të klasifikuara dhe speciale që kishin të bënin me aleatët dhe aleancat tona. Për pjesën tjetër kam qenë neglizhent. Unë besoj shumë te njerëzit, jam rritur me frymën që më ka injektuar gjyshja ime, që ishte një katolike.

Unë te besimi e kam shumë të theksuar, te kontrolli e kam dobësi. Kam pasur një bashkëpunëtor për një kohë shumë të gjatë, që tani s’e kam më, dhe s’dua të përmend emra, që vuante nga dyshimi për çdo gjë dhe për çdo kënd. Dhe kam gjithmonë besuar që të dyshosh gjatë gjithë kohës te të tjerët është një kosto për ty.

Po ndodh...

ide