Qeveria jep 90 mijë m2 me 1 euro për investimin strategjik në Gjirin e Lalëzit
Vendimi parashikon “vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore nr.178/44, nr.152/43 dhe nr.182, në zonën kadastrale 1522, Bashkia Durrës, me sipërfaqe të përgjithshme 90 030 m², në pronësi shtetërore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në favor të shoqërisë ‘OMNIX ALBANIA’”.
Sipas vendimit që i jep statusin investitor strategjik, kompania synon të zhvillojë në Gjirin e Lalëzit një kompleks turistik me hotel me pesë yje, park ujor, ambiente rezidenciale, klub plazhi dhe struktura të tjera turistike. Projekti parashikon një investim prej 216 milionë eurosh dhe hapjen e 252 vendeve të punës.
Investimi i “Omnix Albania” në Gjirin e Lalëzit ka nisur që një dekadë më parë, kur kompania kontrollohej nga biznesmeni nga Katari Jamal Abdulsalam M. Abuissa, themelues i grupit Omnix me administrator dhe përfaqësues të kompanisë biznesmenin libanez, Fadi Mitri.
Në vitin 2016, Mitri u dhunua rëndë në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe pas ngjarjes, u largua nga Shqipëria dhe projekti mbeti për vite i parealizuar në formën e parashikuar fillimisht.
Në vitet pasuese, struktura e pronësisë nisi të ndryshojë dhe kapitali i kompanisë kaloi gradualisht te shoqëri shqiptare. Aktualisht ajo zotërohet nga kompania “Klar” në 50% të aksioneve në pronësi të Shkëlqim Beshirit, kompanitë “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment” të vëllezërve Arian dhe Besnik Leskaj me nga 17.5% secila dhe “RDA Petrol” në pronësinë e ish-deputetit Fation Veizaj me 15%.
Praktika e dhënies së tokave shtetërore me tarifën simbolike 1 euro është një praktikë e zakonshme e qeverisë “Rama” kryesisht për tokat në bregdet me synim mbështetjen e zhvillimit të turizmit.
Përveç tokës publike falas, investitorët strategjikë kanë përfituar edhe lehtësira të tjera shtetërore si akses të shpejtë në procedura, marrjen afatgjatë të vijës bregdetare në përdorim, konsolidim të tokës apo investime me para publike.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128