“Reforma, shkak që kalova ylberin”, Dash Sula: Asnjë inspektim pa kamera, njoftim e pa kostum

2026-09-11 15:32:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“Reforma, shkak që kalova ylberin”, Dash Sula: Asnjë

Inspektorët nuk do të paraqiten më te bizneset pa i njoftuar më parë. Për t’u bërë të ditur vendimin, Dashnor Sula mblodhi në një takim përfaqësuesit e kompanive, ku theksoi se gjithçka do të bëhet për të rritur standardet.

“Asnjë inspektim pa u lajmëruar biznesi, që biznesi, përpara se të vijë trupa e inspektimit, vetëkorrigjohet, të rregullohet”, tha Sula.

Prezantoi edhe veshjen që do të kenë inspektorët, madje edhe me kusht. “Që kur del nga dera e shtëpisë për të shkuar në punë, duhet të jetë i identifikuar që është inspektor”, tha ai.

Si një tjetër masë deklaroi kamerat e sigurisë, për të cilat tha se ishte porosi e kryeministrit. “Pajisja me kamera inteligjente trupi për çdo trupë inspektimi, për çdo inspektor”.Duke e cilësuar një sfidë, ish-deputeti demokrat bëri të ditur përse kaloi në anën e mazhorancës. “Dhe që kam kaluar ylberin, nga një forcë politike në një forcë tjetër politike, e kam bërë vetëm për një qëllim: për t’u shërbyer qytetarëve”.

Për inspektorët është krijuar edhe një portal ku bizneset apo qytetarët mund të bëjnë denoncime. Madje, në një muaj janë 55 raportime, të cilat shqyrtohen nga komisioni i veçantë.

Po ndodh...

ide