Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë edhe princesha Astrid

2026-09-11 18:20:00 / BOTA ALFA PRESS
Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë,

 

Princesha Astrid, motra e Mbretit të ndjerë Harald V, ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 94-vjeçare, vetëm dy javë pas vdekjes së vëllait të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në Oslo, përmes një deklarate zyrtare.

Astrid mori pjesë vetëm pak ditë më parë në ceremoninë mortore të vëllait të saj Harald, i cili u nda nga jeta më 28 gusht, në moshën 89-vjeçare. Në ceremoni, princesha ishte e pranishme në një karrige me rrota.

Vitet e fundit, paraqitjet e saj në publik ishin bërë gjithnjë e më të rralla për shkak të gjendjes shëndetësore. Në muajin gusht, asaj dhe vëllait të saj iu vendos një stimulues kardiak.

Princesha Astrid ishte fëmija i fundit i mbetur gjallë i Mbretit Olaf V dhe Princeshës Märtha. Olaf V drejtoi Norvegjinë nga viti 1957 deri në vitin 1991.

Vdekja e saj, vetëm 14 ditë pas asaj të vëllait, shënon një tjetër humbje për familjen mbretërore norvegjeze.

Po ndodh...

ide