Rama bën Investitor Strategjik ''koalicionin'' PS-PD, 90 mijë m2 në Gjirin e Lalzit, te biznesi i libanezit që u masakrua
Shoqëria “Omnix Albania” rikthehet si investitore strategjike në Durrës, dhjetë vjet pas tërheqjes nga projekti prej 450 milionë eurosh në Gjirin e Lalëzit, pasi administrator i saj libanez Fadi Mitri u dhunua barbarisht, pikërisht për ta penguar në realizimin e investimit. Dhe në fakt kompania u shit dhe Mitri nuk shkeli më në Shqipëri.
Tanimë, kompania është e gjitha shqiptare. Katër kompanitë aksionere që reflektojnë një “koalicion PD-PS” shqiptare, kanë marrë nga qeveria 90 030 metra katrorë tokë shtetërore, në përdorim, kundrejt tarifës simbolike prej 1 euroje, për realizimin e një investimi po në turizëm.
Sipas të dhënave të bëra publike për strukturën e pronësisë, 50% e kapitalit të “Omnix Albania” zotërohet nga shoqëria “KLAR”, në pronësi të Shkëlqim Beshirit, një biznesmen i përfolur në qarqet mediatike si i lidhur ngushtë me Shklëzen Berishën, djalin e kreut të PD-së Sali Berisha.
Nga 17.5% e aksioneve zotërohen nga “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment”, kompani të lidhura përkatësisht me Arian dhe Besnik Leskajn, djemtë e ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj. Pjesa tjetër prej 15% zotërohet nga “RDA Petrol” e Fation Veizajt, ish-deputet i Partisë Demokratike.
Vendimi parashikon vënien në dispozicion të tri pasurive të paluajtshme shtetërore, në Gjirin e Lalzit, prej vitesh një nga zonat e lakmuara për investime.
Më herët, në korrik të vitit 2022, kompanisë iu dha statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin “Resort turistik me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit”.
Projekti, sipas vendimit, parashikon një kompleks luksoz që përfshin një park rezidencial, një bulevard, një hotel me 5 yje, park ujor, klub fëmijësh, klub plazhi Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 237 mijë meytra katrorë, nga të cilat 145,400 m2 në pronësi të kompanisë dhe 92 mijë m2 në pronësi shtet, dhe 81,000 m2 plazh. Vlera e investimit të projektit, sipas dokumentacionit të paraqitur parashikohet të jetë rreth 216 milionë euro.
VENDIMI I PLOTË:
Njoftimi i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR MIRATIMIN E VËNIES NË DISPOZICION TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NR.178/44, NR.152/43 DHE NR.182, NË ZONËN KADASTRALE 1522, BASHKIA DURRËS, NË ZONAT ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E TURIZMIT, ME TARIFËN SIMBOLIKE 1 EURO, NË MBËSHTETJE TË INVESTIMIT STRATEGJIK NË FUSHËN E TURIZMIT, SI DHE PËR MIRATIMIN E PROJEKTMARRËVESHJES NDËRMJET MINISTRISË SË TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT DHE SHOQËRISË “OMNIX ALBANIA”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 27, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 35 e 36, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, dhe në vijim të krerëve I, pika 4.2, dhe IV, pika 2, të vendimit nr.162, datë 2.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat, procedurat dhe mënyrat e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit”, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.691, datë 5.10.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e formatit të marrëveshjes me investitorët në fushën e turizmit”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore nr.178/44, nr.152/43 dhe nr.182, në zonën kadastrale 1522, Bashkia Durrës, me sipërfaqe të përgjithshme 90 030 (nëntëdhjetë mijë e tridhjetë) m², në pronësi shtetërore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në favor të shoqërisë “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., në mbështetje të investimit strategjik në fushën e turizmit.
2. Miratimin e lidhjes së marrëveshjes së përdorimit me tarifë simbolike 1 euro ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe shoqërisë “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., sipas tekstit të projektmarrëveshjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe shoqëria “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128