Nelson Hysa mesazh emocionues para duelit të 28 nëntorit: Dua ta kthej trofeun në Shqipëri!

Boksieri shqiptar Nelson Hysa po vijon përgatitjet intensive në prag të sfidës së rëndësishme të 28 nëntorit, ku në Dyseldorf të Gjermanisë do të përballet me Agit Kabayev, në një duel për titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë, nën organizimin e WBC-së.
Në prag të kësaj përballjeje, 42-vjeçari ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa mesazhe nga procesi i përgatitjeve, duke shprehur besimin se gjithçka po shkon sipas planit. Hysa synon ta kurorëzojë këtë sfidë me një sukses historik, duke e lidhur duelin edhe me simbolikën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
“Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, do të hyj në ring për vendin tim, për popullin tim. Ëndrra ime është ta kthej titullin botëror në peshat e rënda te kombi im dhe ta gdhend emrin tim në histori”, shkruan boksieri shqiptar.
Hysa ka publikuar gjithashtu fotografi nga stërvitjet, duke theksuar se puna nuk ndalet dhe se objektivi kërkon përkushtim maksimal.
“Puna nuk ndalet. Objektivi është i madh, ndaj edhe puna duhet të jetë edhe më e madhe. Një ëndërr, një flamur, një histori. Po vjen koha ime”, shprehet ai.
Në një tjetër mesazh, boksieri ka falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin në këtë rrugëtim, ndërsa ka bërë edhe një apel për tifozët shqiptarë që të jenë të pranishëm në stadium.
“Po stërvitem fort çdo ditë për këtë ndeshje. Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen që po më jepni! Dhe një gjë… mos harroni flamujt kuq e zi dhe plisat”, shkruan Nelson Hysa.
Po ndodh...
Students and Albanians don't love you Sali, not the DP!
ide
Opposing power doesn't mean you know how to win it!
ERA që nuk ndalet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
