Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”
Edhe Atalanta i ka bërë një stat perfekt sezonit në Serie A me 2 fitore pas 2 javëve të para. Skuadra bergamaske mundi në frymën e fundit 1-0 Bolognën, duke siguruar 3 pikë shumë të çmuara.
Bologna ishte skuadra më kërkuese gjatë ndeshjes dhe pati disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh.
Edhe në fraksionin e dytë, miqtë vazhduan të kërkonin golin. Në fund, Bernardeschi pati një tjetër mundësi të artë, por sërish u përball me një Carnesecchi në formë të shkëlqyer.
Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola, erdhi goditja vendimtare. Në minutën e 96-të, Samardzic goditi nga distanca me të majtën, ndërsa Skorupski nuk mundi ta ndalonte topin të përfundonte në rrjetë.
Përfundoon 1-0 për Atalantën, që siguron tri pikë në ekstremin e ndeshjes dhe ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve. Ndërsa Bologna, ndërkohë, mbetet ende pa pike pas dy javëve të para.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128