Paralajmëron aktivisti: Diaspora është nisur, më 12 shtator do të mbushë bulevardin

2026-09-09 21:03:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Paralajmëron aktivisti: Diaspora është nisur, më 12 shtator

 

Aktivisti Mirjan Aliaj u ka bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, më 12 shtator, duke paralajmëruar një pjesëmarrje masive të diasporës.

Aliaj deklaroi se diaspora ka njoftuar për një ardhje masive në Tiranë, ndërsa tha se disa prej shqiptarëve që jetojnë në Londër kanë nisur tashmë udhëtimin drejt Shqipërisë.

Ai tha se duhet ti tregojmë kryeministrit se kryeministria nuk është as e Ramës dhe as e Ron Yeffet, por është e popullit shqiptar.

“Mos harroni të shtunën në datë 12 shtator, diaspora ka njoftuar një ardhje masive në këtë bulevard. Madje diaspora e Londrës që ka më shumë rrugë për të bërë tashmë është nisur dhe është rrugës për në Shqipëri. I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, diasporës që të shtunën të marrin autobusët, të presin biletat e avionit dhe të vijnë ti tregojnë Edi Ramës që kryeministria është e popullit dhe nuk është as e Ramës dhe as e Ronit”, tha aktivisti Mirjan Aliaj.

Po ndodh...

ide