
Kushëriri i tij kandidat për PD, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi del në fushatë në mbështetje të tij

2025-04-16 09:36:36 / POLITIKË
Pasi shfaqi publikisht mbështetjen për kushëririn e tij, Elton Rroshi kandidat për deputet nën siglën e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi ka dalë në fushatë për të.
Ai është shfaqur në një takim së bashku me kushëririn e tij.
Më 6 Prill, ish kryebashkiaku socialist postoi në rrjete sociale posterin e fushatës së djalit të xhaxhait, që kandidon si pjesë listë së hapur në Tiranë të partisë kundërshtare të asaj që mbështeti Elvisin për të marrë drejtimin e bashkisë së Kavajës.
Elvis Rroshi theu në vitin 2011 bastionin historik demokrat të Kavajës, por u dogj më pas nga ligji i dekriminalizimit, për shkak të një dënimi të padeklaruar për përdhunim në Itali.

Scandal erupts: Poll against SPAK intercepted!
nga Bato Kosova
ideas

Illiteracy of Politics
Nga Ermal Peçi

Don't make fun of Berisha's old age, but of his dream of becoming a groom again.
Nga Kreshnik Spahiu

top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128