Revolta kundër qeverisë/ “Nuk na dëgjuan as atëherë, nuk dëgjojnë as sot”, protestuesi: Universiteti duhet të ketë vlera, nesër të gjithë bashkë…

2026-10-12 19:47:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Revolta kundër qeverisë/ “Nuk na dëgjuan as

Këtë të hënë mbahet protesta e 135-të para kryeministrisë. Qytetarët duan largimin e qeverisë Rama, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin.

Një ish-aktivist i protestës studentore mbajti fjalën e tij para protestuesve.

“Të dashur qytetarë, sot flas si një ish-aktivist i protestës studentore. U detyrova të ikja jashtë por u ktheva në vendin tim, pasi dua të jap kontributin tim.
Dua të rikujtoj se në sheshe në Shqipëri, kemi qënë edhe më parë. Në dhjetor të vitit 2018 dolëm në shesh me kërkesat tona në duar dhe pa thyer asnjë xham. Na thanë se do na dëgjonim. Sot ps 8 vitesh jemi përsëri në rrugë. Pse jemi këtu në rrugë? Sepse përgjysmohen tarifat por jo padrejtësi. Na dhanë bursa kur ne kërkuam dinjitet. Ne kërkuam që arsimi të ketë përparësi. Kërkuam zë për universitet, sot ato vendime merren kundër nesh. Universitet publike humbasin 3 mijë student çdo vit. Sa prej nesh kanë përcjellë njerëz në aeroporte. Nuk jemi këtu për parti.Duhet që universiteti të ketë vlerë. Nesër të mblidhemi të gjithë”, tha ai.

 

 

Po ndodh...