Rezultoi pozitiv për kokainë, pezullohet tenisti australian

2026-08-19 14:48:00 / SPORT ALFA PRESS

Rezultoi pozitiv për kokainë, pezullohet tenisti australian

Australiani Nick Kyrgios është pezulluar përkohësisht nga tenisi pasi rezultoi pozitiv në testin për kokainë.

Tenisti australian dorëzoi një mostër gjatë turneut Mallorca Open më 22 qershor, e cila më vonë rezultoi se përmbante benzoylecgonine, një metabolit i kokainës.

Ish-numri 13 në botë, Kyrgios, është pezulluar përkohësisht që prej 4 gushtit.

Agjencia Ndërkombëtare për Integritetin në Tenis (ITIA) bëri të ditur se Kyrgios mund ta apelonte pezullimin e përkohshëm, por “deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë”.

Në një postim në Instagram, Kyrgios tha se kishte bërë “një gabim të madh” dhe se merr “përgjegjësi të plotë” për të.

Në bazë të pezullimit, Kyrgios nuk mund të luajë, të trajnojë apo të marrë pjesë në turnetë Grand Slam apo në evente të tjera të sanksionuara nga turet e tenisit për meshkuj dhe femra, në pritje të vendimit të një gjykate disiplinore.

31-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje në single këtë sezon, pasi vitet e fundit ka vuajtur nga dëmtimet në gju dhe kyçin e dorës.

Ai luajti për herë të fundit në turneun e meshkujve në dyshe në Wimbledon, ku së bashku me partnerin Alexander Bublik u eliminuan në raundin e parë.

Po ndodh...

ide