Conference League / Fiorentina pranë 1/8 të finaleve, mund Jagellonian në transfertë

Fiorentina hedh një hap të rëndësishëm drejt fazës së 1/8 të finaleve të Conference League.
Skuadra violë iu imponua Jagellonias në fushën e kësaj të fundit duke e mundur me rezultatin 3-0
Pas një pjese të parë të përfunduar me barazimin 0-0, Fiorentina arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 53 falë golit të Ranierit që dërgoi në rrjetë një top të marrë pas asistit të Fazzinit. Pas këtij goli gjithçka u bë më e lehtë për Fiorentinën që në minutën e 66 shënoi edhe golin e dytë me anë të Mandragoras për të çuar rezultatin në 2-0. Fiorentina nuk i kishte mbyllur akoma historitë e kësaj ndeshjeje dhe në minutën e 81 shënoi edhe golin e tretë me Piccoli që ekzekutoi saktë një 11 metërsh
Fitore të rëndësishme mori edhe Rijeka që mposhti Omonian në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-0 edhe pse me 10 futbollistë. Njeriu i ndeshjes për skuadrën kroate u bë Adjei me golin e shënuar në minutën 87.
Happening now...
ideas
Messages for Rama&Berisha and a McAllister act in Tirana
Why should MEPs meet Berisha?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
