Conte pas barazimit me Parmën: Nuk duhet të lejonim avantazhin e saj

2026-04-12 20:48:48 / SPORT ALFA PRESS

Conte pas barazimit me Parmën: Nuk duhet të lejonim avantazhin e saj

Trajneri i Napolit, Antonio Conte foli pas përfundimit të ndeshjes për barazimin që skuadra e tij mori në Tardini ndaj Parmës, një rezultat ky që nuk është shumë pozitiv për shpresat e napoletanëve për një mbrojtje të mundshme të titullit në Serie A.

‘E dimë që duhet të arrijmë kuotën Champions, është një pikë që bën klasifikimin-tha Conte-sot nuk duhet të lejonim Parmën të merrte avantazhin. Është një vijë e hollë mes atij që fiton dhe atij që nuk fiton. Por unë kam shumë pak për t’u thënë djemve përsa i përket impenjimit, vendosmërisë. Përvec qasjes, nuk kam shumë për t’i qortuar’

Conte foli edhe për ëndrrën e Napolit për titullin kampion të Serie A

‘Ëndrra për titullin? Nuk është se është shuar, kemi edhe 6 ndeshje-tha Conte-është një ëndërr që lidhet me skuadrën që është përpara. Dhe duke parë shifrat e deritanishme të Interit, ishte një ëndërr e guximshme. Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Vijmë pas 5 fitoreve radhazi, sot barazuam. Më vjen keq, pasi mund të merrnim 2 pikë më shumë për zonën Champions dhe për të tentuar t’i afroheshim kreut. Ne vazhdojmë në maksimum, duhen edhe 6 ndeshje. E dimë si ishte ky kampionat, jemi krenarë dhe të vazhdojmë në këtë rrugë’.

 

Happening now...

ideas