Spektakël i Manchester City-t, mund me tre gola Chelsean në Londër dhe kërcënon Arsenalin në garën për titull

2026-04-12 19:53:43 / SPORT ALFA PRESS

Spektakël i Manchester City-t, mund me tre gola Chelsean në

Manchester City ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Chelseat në javën e 32-të të Premier League, me rezultatin 0-3.

Sfida e luajtur në “Stamford Bridge” nisi me emocione, me të dyja skuadrat që u futën në fushë për tre pikët.

“Blutë” ishin ata që dominuan pjesën e parë, por në të dytën, “Qytetarët” u zgjuan.

Ishte talenti Nico O’Reilly që kaloi në avantazh të besuarit e Guardiolës në minutën e 51’ dhe pas 5 minutash, Guehi dyfishoi shifrat.

Në minutën e 68’, Doku përfitoi nga një gafë e Caicedos dhe i çoi shifrat në 0-3.

Me këtë fitore, Manchester City afrohet me Arsenalin me 6 pikë, me “Qytetarët” që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa takimi i radhës do të jetë pikërisht përballë “Topçinjve” në Emirates.

REZULTATI:

Chelsea 0-3 Man. City

O’Reilly 51′, Guehi 57′, Doku 68′

 

Happening now...

ideas