FLASH NEWS

Mungon në ndeshjen delikate për zonën Champions, trajneri i Premier Ligës shtrohet në mënyrë të papritur në spital

2025-04-12 20:13:43 / SPORT ALFA PRESS

Mungon në ndeshjen delikate për zonën Champions, trajneri i

Trajneri i Njukasëllit, Edi Hau, do të mungojë në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Mançester Junajtid, që do të jetë shumë e rëndësishme për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për këtë situatë të papritur shëndetësore të trajnerit të tij.

Tekniku kishte munguar edhe në konferencën e zakonshme për mediat këtë të premte dhe sot u mësua arsyeja. “Trajneri Edi Hau do të mungojë në ndeshjen e të dielës kundër Mançester Junajtid për shkak të një situate shëndetësore.

Trajneri u shtrua në spital të premten në darkë pasi kishte ditë që ndjehej keq. Stafi mjekësor e mbajti Edin në spital gjatë natës për kontrolle të tjera, të cilat vazhdojnë ende. Ai është i ndërgjegjshëm dhe flet me familjarët e tij, ndërsa vazhdon të marrë ndihmë mjekësore nga specialistët:, shkruhej në komunikatën e klubit, pa saktësuar problemin shëndetësor të trajnerit.

 

Happening now...

ideas