Trump ‘ndez gjakrat’, publikon hartën e Hormuzit, e paraqet si territor të ri të SHBA-së

2026-08-18 22:54:00 / BOTA ALFA PRESS
Trump ‘ndez gjakrat’, publikon hartën e Hormuzit, e paraqet si

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje përplasjen rreth Ngushticës së Hormuzit.

Në rrjetet sociale, ai ka publikuar një hartë të kësaj zone strategjike, të shoqëruar me mbishkrimin “Territor i ri i SHBA-së”.

Publikimi vjen pak ditë pasi Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e ngushticës, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin e energjisë.

Më 14 gusht, presidenti amerikan tha se Marina e SHBA-së po zbatonte një bllokadë të plotë në Hormuz dhe se Uashingtoni mund të ruante kontrollin mbi këtë korridor strategjik edhe në të ardhmen.

Teherani, nga ana tjetër, ka kundërshtuar deklaratat amerikane dhe ka deklaruar se ngushtica nuk do të rihapet për sa kohë që SHBA-ja vijon ndërhyrjen dhe bllokadën detare.

 

Po ndodh...

ide