VIDEO/ “Kush je ti, o idiot?”, plas mes De Paul dhe Lewandowskit: Unë fitova dy Copa America dhe një Kupë Bote. Po ti?

2026-09-10 13:07:00 / SPORT ALFA PRESS

Ish-lojtar i Atletico Madridit, Rodrigo De Paul, dhe ish-lojtari i Barcelonës, Robert Lewandowski, u përfshinë në një përleshje gjatë ndeshjes mes Chicago Fire dhe Inter Miami.

Chicago Fire dhe Inter Miami u ndeshen sot (e enjte) në mëngjes mes vete në kuadër të Major League Soccer dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë pasi në një moment të ndeshjet pati edhe tensione jo të vogla.

Rodrigo De Paul, ish-lojtar i Atletico Madridit, dhe Robert Lewandowski, ish-lojtar i FC Barcelonës, u përfshinë në një përleshje gjatë ndeshjes.

 

Shkëndija fluturuan midis lojtarit polakë dhe atij argjentinas në pjesën e fundit të ndeshjes në Soldier Field në Çikago, teksa pati edhe shtyrje të forta.

Në shkëmbimin e tyre verbal, duket se De Paul e ka ngacmuar Lewandowskit për trofetë e fituar.

“Kush je ti, o idiot? Unë fitova dy Copa America dhe një Kupë Bote. Po ti?”, i ka thënë De Paul, yllit polak. 

Po ndodh...

ide