Rrahmani vendos derbin/ Gjilani mposht Ballkanin dhe ngjitet në vendin e tretë

2026-09-09 23:57:00 / SPORT ALFA PRESS

Rrahmani vendos derbin/ Gjilani mposht Ballkanin dhe ngjitet në vendin e

Gjilani ka triumfuar 1-0 ndaj Ballkanit në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës.

“Skifterët” ishin më kërkues gjatë ndeshjes dhe krijuan disa raste shënimi, por goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 66-të.

Robert Rrahmani përfitoi nga një gabim i portierit të Ballkanit dhe realizoi golin që i dha Gjilanit tri pikët.

Ballkani tentoi të rrezikonte kryesisht përmes kundërsulmeve, por nuk arriti të mposhtë mbrojtjen vendase.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Ballkani mbetet i katërti me 9 pikë.

Po ndodh...

ide