Miqësoret e Brazilit, Ancelotti nis sistrukturimin e ‘Seleçaos’ me listën e të grumbulluarve

Këtë të mërkurë, Carlo Ancelotti nisi ristrukturimin e thellë të kombëtares braziliane, duke publikuar emrat e futbollistëve të përzgjedhur për dy ndeshjet miqësore të Seleçaos me Australinë dhe Indinë.
Ajo që të bie në sy është se për këto dy ndeshje, Ancelotti ka thirrur nën urdhrat e tij shumë pak lojtarë nga skuadra që kishte në dispozicion në Botërorin 2026.
Po kështu, Ancelotti, ashtu siç premtoi pas eliminimit nga Norvegjia, ka thirrur në skuadër disa lojtarë që do të mund të përfshihen edhe në ekipin që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Los Angeles në 2028 me synimin për të krijuar boshtin e skuadrës për Botërorin 2030. Mes të grumbulluarve të Ancelottit për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit është edhe Douglas Luiz, ndërkohë që kthehet dhe Ëesley që nuk ishte në Botëror për shkak dëmtimi.
Lista e futbollistëve të përzgjedhur nga Ancelotti
Portierë: Hugo Souza (Corinthians), Pedro Morisco (Coritiba), Otavio (Cruzeiro).
Mbrojtës: Artur Dias (Atletico Paranaense), Ëesley (Roma), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Gabriel Magalhaes (Arsenal), Douglas Santos (Zenit St. Petersburg), Jair (Nottingham Forest), Matheuzinho (Corinthians), Maurio Júnior (PSV Eindhoven), Vitor Reis (Manchester City).
Mesfushorë: Bruno Guimaraes (Arsenal), Andrey Santos (Manchester United), Danilo Santos (Botafogo), Douglas Luiz (Juventus), Breno Bidon (Corinthians), Gabriel Bontempo (Santos).
Sulmues: Endrick, Vinicius Júnior (Real Madrid), Raphinha (Barcelona), Rayan (Bournemouth), João Pedro (Chelsea), Samuel Lino e Pedro (Flamengo).
Po ndodh...
ide
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
Insistence on crime, the reason why Prime Minister Rama should resign
Edi Rama, Harari and the algorithm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128