Vijon ndërhyrja për kontrollin dhe izolimin e vatrave të zjarrit në Mallakastër dhe Patos
2026-08-10 08:36:00 / AKTUALITET
Mallakastër/Patos – Vijon puna e forcave të angazhuara për përballimin e situatës së zjarreve në disa vatra në qarkun e Fierit.
Në vatren e zjarrit në Mallakastër, ka nisur puna për kontrollin e perimetrit të saj. Në terren janë angazhuar 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor, si dhe 1 mjet zjarrfikës.
Ndërkohë, në vatren e zjarrit në Drenie, Bashkia Patos, ka nisur puna për izolimin e zjarrit. Në operacion janë përfshirë 3 automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH-së, 10 forca bashkiake dhe 20 trupa të Forcave të Armatosura.
Forcat në terren po vijojnë punën për kontrollin dhe izolimin e vatrave, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128