Ervin Demo asnjë fjalë për studentët e dhunuar: Janë plagosur 6 efektivë!

13 October 2026, 18:27 / POLITIKË ALFA PRESS
Ervin Demo asnjë fjalë për studentët e dhunuar: Janë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe studentëve gjatë protestës që zhvillohet prej disa orësh pranë Ministrisë së Arsimit.

Përmes një reagimi, Demo bëri me dije se gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë kryerjes së detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Ai dënoi dhunën ndaj punonjësve të policisë, ndërsa nuk ka shprehur shprehur asnjë fjalë për studentët e dhunuar nga Policia, të cilët u panë duke u tërhequr zvarrë, madje disa prej tyre u shfaqën edhe të gjakosur.

“Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.

U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet. U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin. Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Demo.

Po ndodh...