Mijëra studentë në protestë! Revolta para Ministrisë së Arsimit nuk ndalet, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, thirrje të forta kundër Qeverisë

13 October 2026, 16:18 / POLITIKË ALFA PRESS
Mijëra studentë në protestë! Revolta para Ministrisë

Përshkallëzohet ndjeshëm revolta studentore në kryeqytet. Mijëra të rinj e studentë janë derdhur në rrugë duke rrethuar godinën e Ministrisë së Arsimit, në një protestë masive që nuk po njeh ndalje.

Me pankarta në duar dhe nën ritmin e thirrjeve të forta e me ton të ashpër kundër ekzekutivit, të rinjtë kanë artikuluar qartë kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe shkrirjen e kabinetit të tij.

Tubimi shoqërohet me thirrje të njëpasnjëshme “Poshtë qeveria!” dhe akuza të forta për arsimin, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen e rinisë në vend.

Edhe pse policia po ka ndërhyrë me forcë, studentët dhe të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre.

 

 

Po ndodh...