“Diçka u la në gjysmë në 2018!”/ Të rinj, prindër e fëmijë para Ministrisë së Arsimit, studentët bojkotojnë mësimin, çfarë pritet të ndodhë sot

Siç ishte paralajmëruar, studentët në Tiranë janë grumbulluar për t’u nisur në drejtim të Ministrisë së Arsimit, për të zhvilluar protestën studentore. Studentët e Politeknikut mësohet se kanë bojkotuar mësimin e pasdites për t’u bashkuar me të rinjtë e tjerë. Sakaq mësohet se forca të shumta policie kanë dalë në terren, të cilët janë vendosur rresht përreth godinës së Ministrisë.
Në rrjete sociale, protestuesit kanë bërë me dije që grumbullimi i sotëm të mos shfrytëzohet për të filmuar ecurinë e protestës, si dhe është njoftuar që të mos përdoren shumë megafonë për të mbajtur fjalime që mund të nxisin përplasje mes të rinjve dhe efektivëve.
Në më shumë se tri dekada kjo është protesta e tretë studentore që zhvillohet në Shqipëri me synimin përmbushjen e thuajse të njëjtave kërkesa: kushte më të mirë për arsim e jo vetëm, një ekonomi dhe jetesë më të mirë për të gjithë shtetasit shqiptarë.
“Dicka u la pergjysme nga ajo kohe.Kjo nuk eshte vetem nje proteste studentore, eshte nje ceshtje qe na perket te gjitheve. Sepse e ardhmja e rinise nuk i perket vetem brezit tone, por gjithe Kombit. Prandaj merrni prinderit, merrini shoket, merrni kedo qe beson qe meriton me shume. Sot, ora 14:00, Historia vazhdon.”, shkruhet në njoftimin e ndarë në rrjete sociale. (postim i paredaktuar)
Prej më shumë se një jave është bërë thirrje në rrjet që protestës së sotme t’u bashkohen jo vetëm studentët, por dhe fëmijë, prindër e të gjithë ata që kërkojnë një jetesë më të mirë.
Aktualisht mësohet se të rinjtë janë grumbulluar para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
