Studentët thyejnë xhamat e ministrisë, policia jep paralajmërimin: Distancohuni nga aktet e dhunshme

13 October 2026, 14:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Studentët thyejnë xhamat e ministrisë, policia jep

Protesta e studentëve sot te Ministria e Arsimit kaloi në përshkallëzim. Të rinjtë goditën me vezë e më pas me gurë godinën teksa thyen dhe disa xhama.

Sakaq, një grup të rinjsh shkëputën me forcë kangjellat para godinës së ministrisë.

Menjëherë u afruan forcat e rendit të cilët me megafon paralajmëruan të rinjtë të distancohen nga aktet e dhunës.

Po ndodh...