Thërritën protestë kombëtare, në pak minuta pritet nisja e tumbimit të studentëve para Ministrisë së Arsimit

Studentët dhe të rinjtë pritet të mblidhen në pak minuta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku në orën 14:00 është thirrur një protestë kombëtare kundër problematikave që prekin të rinjtë në Shqipëri.
Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit, si dhe qytetarëve të tjerë, t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.
Thirrja për protestë është bërë publike përmes një pankarte, ku organizatorët shprehin pakënaqësinë për problematikat e shumta dhe mungesën e reagimit nga institucionet.
“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.
Ndër shqetësimet kryesore që pritet të ngrihen gjatë protestës janë kushtet në universitetet shqiptare, kostot e studimeve dhe mbështetja për studentët. Të rinjtë kërkojnë politika konkrete që arsimi i lartë të ofrojë më shumë mundësi për zhvillim profesional dhe punësim.
Pritet të shihet se sa studentë dhe qytetarë do t’i përgjigjen thirrjes, ndërsa organizatorët synojnë që protesta të shërbejë si një zë i përbashkët për ndryshimet që kërkojnë në arsim dhe në vend./ Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

