“Kur zgjohet rinia, bie qeveria”, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje në kor: Duam dije, jo pallavra!

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria” janë thirrjet që kanë shoqëruar protestën e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, të rinjtë kanë mbushur rrugën e Durrësit, duke kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura. Protesta është thirrur në nivel kombëtar, me organizatorët që u kanë bërë apel studentëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe qytetarëve të tjerë t’i bashkohen tubimit.
Përmes mesazheve të tyre, studentët dhe të rinjtë shprehin pakënaqësinë ndaj situatës në arsim dhe mungesës së reagimit institucional. Tubimi po zhvillohet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku më herët është konstatuar edhe prania e forcave të policisë dhe e një autoboti me ujë.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
