Barcelona sonte në “ferrin” e Stambollit! Biletat në Rams Park arrijnë deri në 1500 euro

13 October 2026, 13:05 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona sonte në “ferrin” e Stambollit! Biletat në Rams

“RAMS Park” pritet të kthehet në një ferr të vërtetë për Barcelonën, e cila do të luajë sfidën me Gallatasarjn. Tifozët turq njihen për mbështetjen e tyre të zjarrtë, koreografitë madhështore dhe presionin që ushtrojnë mbi kundërshtarët gjatë ndeshjeve europiane.

Këtë herë, përballë është Barcelona, një emër që garanton interes të jashtëzakonshëm dhe që ka bërë që kërkesa për bileta të arrijë nivele të rralla.

Sipas mediave turke, çmimet për këtë sfidë kanë arritur deri në 75 mijë lira turke, ose 1500 euro. Kjo e kthen përballjen në një prej ndeshjeve më të shtrenjta të zhvilluara ndonjëherë në futbollin turk. Stadiumi prej 52 mij vendesh do të jetë i mbushur plot, pasi të gjitha biletat janë shitur.

Kjo pritet tw jetw ndeshja mw shtrenjtë në histori në futbollin turk teksa pritet tw thyeje çdo rekord. Galatasaray pritet të gjenerojë rreth 5 milionë dollarë ose 250 milionë lira turke të ardhura vetëm nga kjo ndeshje, përfshirë shitjet e biletave dhe produkteve zyrtare

Për Gallatasarajn, mbështetja e publikut është një armë më vete. Skuadra turke synon të përfitojë nga atmosfera e krijuar në shtëpi për të vënë në vështirësi një kundërshtar me shumë eksperiencë në Champions Ligë. 

Përballë Barcelonës, presioni që pritet të krijohet që në minutat e para mund të luajë një rol të rëndësishëm, sidomos nëse vendasit arrijnë të shënojnë të parët.

Turqit arritën të mposhtin sezonin e shkuar Liverpulin në shtëpi, falë edhe mbështetjes së tifozëve dhe kjo i jep zemër skuadrës.

Megjithatë, historia e përballjeve direkte tregon se Barcelona ka qenë skuadra më e suksesshme në këtë duel. katalanasit kanë fituar gjashtë herë, Gallatasarajn ka marrë një fitore, ndërsa tri takime janë mbyllur në barazim. 

Takimi i fundit mes tyre u zhvillua në mars të vitit 2022, në fazën e 16-shes së Europa League. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Barcelonë, katalanasit fituan 2-1 në Stamboll, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. Barcelona synon të vazhdojë ecurinë pozitive në këtë sezon ku nuk njeh humbje.

Përballja në Stamboll, megjithatë, është një provë e vështirë, për barcelomnën. Në një mbrëmje ku futbolli ndërthuret me spektaklin dhe rekordet financiare, RAMS Park pritet të ofrojë një nga atmosferat më të veçanta të kësaj jave në Champions Lig. Ndeshja Gallatasarajn -Barcelona luhet sonte në orën 21:00.

Po ndodh...