Rikthimi i Çim Fushës/ Ortek miliardash për biznesmenin pas largimit të Ballukut

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve të Lezhës shpalli fitues bashkimin e kompanive Shansi Invest dhe Fusha në tenderin 10 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit të Mamurrasit.
Këto dy kompani ofruan një çmim prej 9.6 milionë eurosh duke mposhtur dy garuesit e tjerë, kompaninë 2T dhe atë Everest.

Kjo ishte kontrata e dytë e majme publike që kompania Fusha arrin të shtierë në dorë këtë vit. Pak muaj më parë ajo u shpall fituese në tenderin 10 milionë euro për gjelbërimin e autostradës Tiranë-Durrës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Si shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë dy institucione të cilat kanë qenë nën ombrellën e pushtetit të Belinda Ballukut. Ky ishte një territor, që deri pak kohë më parë, dukej si mollë e ndaluar për biznesmenin Shkëlqim Fusha.
Nuk është sekret për askënd se Shkëlqim Fusha ka qenë historikisht një prej shtyllave financiare dhe partnerëve më të hapur të klanit të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Aq sa biznesmeni është pjesë e dosjes së Veliajt dhe madje u vu nën akuzë nga SPAK për marrëdhënie të jashtëligjshme financiare me kryebashkiakun.
Ky pozicionim kaq i ngushtë e ktheu Shkëlqim Fushën edhe në një shënjestër për klanin rival të drejtuar nga Belinda Balluku. Për vite të tëra, kontratat e fituara nga Fusha në institucionet nën varësinë e ministrisë së Infrastrukturës ishin më pak se gishtat e dorës.
Por zhvillimet politike dhe ato të drejtësisë, që çuan në largimin e Ballukut nga qeveria duket se kanë ndryshuar fushën e lojës duke i hapur rrugën rikthimit të Çim Fushës.
Orteku i miliardave gjatë muajve të fundit dëshmon se Fusha është rikthyer fuqishëm si një lojtar dominues i infrastrukturës në vend.
Ringritja e tij pas rënies së Ballukut konfirmon sërish rregullin e artë të tranzicionit shqiptar: fati dhe suksesi i biznesit të madh nuk varen nga tregu i lirë dhe gara, por nga lëvizja e klanit politik që kontrollon qesen e parave të shtetit./Kapital
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
