I dehur në timon u fut me makinë në lokalin në Selanik, lirohet shqiptari

13 October 2026, 19:45 / AKTUALITET ALFA PRESS
I dehur në timon u fut me makinë në lokalin në Selanik,

Shoferi 45-vjeçar shqiptar, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në një lokal në Selanik, është liruar nga qelia. Gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë i lirë, me kushtin që të mos largohet nga vendi.

Seanca e radhës gjyqësore është shtyrë për javën e ardhshme, kur pritet të dëshmojnë edhe personat që kanë qenë të pranishëm në momentin e aksidentit.

Ndaj 45-vjeçarit janë ngritur akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, shkaktim të lëndimeve trupore nga pakujdesia dhe drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:10 të mëngjesit të së dielës, në zonën e Evosmosit, kur automjeti i drejtuar nga shqiptari doli nga rruga dhe u fut brenda një lokali, duke përplasur tavolina dhe klientë.

Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas dëshmitarëve okularë, vazot e vendosura përgjatë perimetrit të lokalit mund të kenë ndihmuar në ndalimin e automjetit.

Po ndodh...