Estonia mbyll kufirin tokësor me Rusinë nga 1 dhjetori, ministri i Jashtëm: Duhet të mbrojmë Europën
Estonia do të mbyllë të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor me Rusinë duke nisur nga 1 dhjetori, në një vendim të diktuar nga shqetësimet në rritje për sigurinë dhe aktivitetet armiqësore ruse në Europë.
Lajmi u konfirmua të premten në Baku nga ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Azerbajxhanit, ku mori pjesë në inaugurimin zyrtar të ambasadës së vendit të tij.
“Nuk jemi të lumtur për këtë, por duhet të reagojmë dhe gjithashtu duhet të sigurojmë Europën”, deklaroi Tsahkna për gazetarët.
Ai shpjegoi se vendimi lidhet me përkeqësimin e situatës së sigurisë dhe veprimet që, sipas autoriteteve estoneze, Rusia po ndërmerr kundër vendeve europiane.
Estonia, e cila ndan kufirin me Rusinë, ka raportuar shtim të incidenteve të sabotimit dhe sulmeve që dyshohet se lidhen me shërbimet ruse të inteligjencës dhe që kanë në shënjestër edhe vende të tjera europiane.
Vendimi i qeverisë estoneze është marrë më 20 nëntor dhe parashikon pezullimin për gjashtë muaj të kalimeve në të gjitha pikat kufitare rrugore me Rusinë, përfshirë Narva, Koidula dhe Luhamaa. Pas kësaj periudhe, autoritetet do të rivlerësojnë situatën e sigurisë dhe nevojën për zgjatjen e masës.
Kufizimi prek lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve përmes pikave kufitare rrugore, ndërsa transporti hekurudhor i mallrave do të vijojë sipas rregullave dhe kontrolleve doganore në fuqi.
Autoritetet në Tallinn e kanë cilësuar këtë masë si një hap për të kufizuar mundësitë e operacioneve armiqësore, rekrutimit dhe shmangies së sanksioneve përmes kalimeve kufitare.
Ndërkohë, ministri Tsahkna ka theksuar se Estonia nuk mund të lejojë që lëvizja ndërkufitare të përdoret për të cenuar sigurinë e vendit dhe të Bashkimit Europian.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


