Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Vllaznisë

17 September 2026, 22:18 / SPORT ALFA PRESS
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Vllaznisë

Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër emër të brezit të artë. Esat Bushati, ish-futbollisti i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 97-vjeçare.

Bushati i përket brezit të futbollistëve që kontribuan për dekada në futbollin shqiptar, ndërsa pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij e lidhi me fanellën e Vllaznisë. Ai aktivizohej në repartin e mbrojtjes dhe u dallua në vitet ’40-’60.

Përveç aventurës me skuadrën shkodrane, ai veshi edhe fanellën e Partizanit, ndërsa ishte pjesë edhe e Kombëtares shqiptare.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga KF Vllaznia, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e ish-futbollistit.

Homazhet në nderim të Esat Bushatit do të zhvillohen të premten, nga ora 10:00 deri në 12:00, në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”.

Me ndarjen e tij nga jeta, futbolli shqiptar i jep lamtumirën një prej emrave të brezave të hershëm të këtij sporti.

Po ndodh...

ide