Samuel Krasniqi spikat në Zvicër/ Mesfushori i Grasshopperit ëndërron Përfaqësuesen A

Samuel Krasniqi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në elitën e futbollit zviceran me paraqitjet e tij te Grasshopperi.
Mediumi zviceran “SRF” i ka kushtuar një shkrim 21-vjeçarit, duke e veçuar për kreativitetin dhe kontributin e tij në fazën ofensive të skuadrës. Kur Grasshopperit i duhet të krijojë raste, topi shpesh përfundon te mesfushori me tipare sulmuese.
Krasniqi renditet i katërti në kampionat për driblime të suksesshme, me 17 të tilla. Ai ka regjistruar gjithashtu 15 harkime të suksesshme, 10 gjuajtje në portë dhe 20 tentativa për asistim, prej të cilave dy kanë përfunduar me asist.
Paraqitjet e tij kanë bërë që Krasniqi të konsiderohet një prej lojtarëve më aktivë të kampionatit zviceran në krijimin e rasteve dhe duelet një kundër një.
Aktualisht, mesfushori është pjesë e Përfaqësueses U21 të Zvicrës, ndërsa synon të vazhdojë progresin e tij me Grasshopperin.
Një ftesë në Përfaqësuesen A mbetet një nga ëndrrat e tij, edhe pse Krasniqi shprehet se dëshiron të ecë hap pas hapi.
“Natyrisht, çdo futbollist e ëndërron këtë. Por, unë do të shkoj hap pas hapi”, ka deklaruar 21-vjeçari.
Me paraqitjet e tij, Samuel Krasniqi po ndërton gradualisht emrin në futbollin zviceran dhe po shfaqet si një prej talenteve interesantë të gjeneratës së re.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128