Mbyllet protesta e 110-të kundër kastës politike në Tiranë

17 September 2026, 23:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllet protesta e 110-të kundër kastës politike në

Është mbyllur protesta e 110-të kundër qeverisë së Edi Ramës, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë.

Protesta nisi në orën 10:00 para Kuvendit, ku protestuesit zhvilluan tubimin e tyre, ndërsa më pas u zhvendosën para Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalimet.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe duke kërkuar Edi Ramës.

Protestat, të cilat vijojnë prej 110 ditësh, organizohen kundër qeverisjes së Ramës dhe asaj që protestuesit e konsiderojnë si korrupsion e keqqeverisje.

Gjatë protestës së sotme u përsëritën sërish thirrjet kundër qeverisë, ndërsa organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë deri në largimin e Ramës.

Po ndodh...

ide