Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1/ Thirrje për lirimin e të ndaluarve: Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!
Tensionet e revoltës popullore janë zhvendosur mbrëmjen e sotme përpara ambienteve të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar në shenjë proteste kundër shoqërimit të disa aktivistëve.
Turma e revoltuar ka rrethuar godinën e komisariatit duke lëshuar thirrje të njëpasnjëshme ndaj forcave të rendit dhe strukturave të drejtësisë. Me pankarta dhe brohoritje, protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të ndaluar gjatë aksionit opozitar, ndërsa kanë drejtuar gishtin nga kreu i ekzekutivit me thirrjet e përsëritura: “Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”
Brenda ambienteve të Komisariatit Nr. 1 vazhdojnë të mbahen të shoqëruar disa nga pjesëmarrësit e protestës, ndërsa jashtë rrethimit prania e forcave të policisë është rritur për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të mundshëm të situatës.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128