Hetimet për dosjen “Balluku”/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze të ish-zv/kryeministres

9 August 2026, 14:04 / POLITIKË ALFA PRESS
Hetimet për dosjen “Balluku”/ SPAK ushtron kontrolle në

Në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku SPAK ka ushtruar kontroll në kompaninë “Atelier 4” të vëllezërve Eftimi.

Burimet konfirmojnë për gazetaren Klodiana Lala se është sekuestruar projekti i arredimit që lidhet me një vilë luksoze në zonën më ekskluzive në jug të vendit, që është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Prokurorët e posaçëm janë duke analizuar të dhënat e siguruara nga kontrollet në harmoni me provat e tjera, të siguruara gjatë hetimit.

Ish-numri dy i qeverisë, është e pandehur për tenderin për ndertimin e tuenlit të Llogarasë dhe lotët e Unazës së jashtme të Tiranës dhe nën hetim për korrupsion e pastrim parash, ku i është sekuestruar një vilë në Dhërmi që dyshohet se është pasuri e fshehur e saj.

 

10 ditë më parë, Balluku u paraqit në SPAK ku iu komunikuan akuzat e reja, si dhe zgjatja e afatit të hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë.

 

Po ndodh...