U panë shumë pranë, tani nuk ndjekin më njëri-tjetrin/ Çfarë po ndodh mes Butrint Imerit dhe aktores turke?

Raporti mes këngëtarit shqiptar Butrint Imeri dhe aktores turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgi Coskun, duket se ka ndryshuar pas afrimitetit të tyre të komentuar në publik.
Aktorja u shfaq në eventin e albumit të Butrint Imerit, ku dyshja u panë pranë njëri-tjetrit. Prania dhe mbështetja e saj ndaj këngëtarit tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fansave, duke shtuar edhe më shumë interesin për raportin mes tyre.
Por në ditëlindjen e këngëtarit, Su Burcu Yazgi Coskun nuk ishte e pranishme. Mungesa e saj u vu re, sidomos pas afrimitetit që dyshja kishte shfaqur më herët.
Një tjetër detaj që ka shtuar pikëpyetjet lidhet me rrjetet sociale. Butrint Imeri dhe aktorja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, një ndryshim që ka bërë të lindin aludime për një ftohje mes tyre.
Megjithatë, nuk ka një konfirmim publik nga dy protagonistët për arsyen e këtij distancimi. Nëse bëhet fjalë për një krisje të vërtetë apo thjesht për një ndryshim në raportin e tyre, mbetet e paqartë.
Ajo që dihet është se afrimiteti i shfaqur më herët tani është zëvendësuar nga një distancë që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128